VIDEO/ Agai merr vendimin final për Fabjolën, ja çfarë ka vendosur
Situatat e fundit në ”Ferma Vip 3”, kanë nxitur një debat të madh në publik për personazhet që bëhen pjesë e formateve të tilla. Më e rënda në historinë e televizonit është fjala që mbrëmë në Prime u tha nga Fabjola Elezaj drejtuar prezantues Arbana Osmani, dhe fjala është ”Kuçkë”.
Por veprimet e Olës nuk u ndalën vetëm tek fjalët, pasi ajo po mbrëmë në Prime, gjuajti me shishe Bujakën. Për këtë shkak, Agai ka marrë një vendim direkt. Televotimi aktual anulohet dhe Ola do të jetë në televotimin për të premten me pyetjen e vetme drejtuar publikut: A duhet të qëndrojë apo të përjashtohet nga Ferma? Vendimi do të mësohet të Premten.
Kjo ngjarje ka nxitur diskutime të shumta. Problemi nuk është vetëm fjala në vetvete, por fakti që ajo artikulohet pa pasoja reale, madje në një ambient që pretendohet të jetë argëtues. Sepse kur një fyerje e tillë kalon pa u ndalur fort, ajo nis të marrë formën e precedentit.
Është e vërtetë që tensioni, nervi dhe revolta janë pjesë e natyrshme e formateve të tilla. Askush nuk kërkon sterilitet emocional, por ekziston një dallim i qartë mes shpërthimit njerëzor dhe banalizimit. Të jesh i drejtpërdrejtë nuk do të thotë të jesh i ulët. Të jesh i sinqertë nuk kërkon të jesh fyes. Ajo që tolerohet, përsëritet, dhe ajo që përsëritet bëhet normë. /Redjon Shtylla-Koha Jonë/

View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

