FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktori i njohur i përgjigjet akuzave për tradhti

Aktori amerikan, Ashton Kutcher është i martuar prej dy vitesh me Mila Kunis, por ka marrë disa akuza për tradhti pas publikimit të fotografive me një femër tjetër. Ishte revista “Star Burning Question”, e cila hidhte dyshime për vajzën që doli nga makina e tij, por nuk bëhej fjalë për bashkëshorten. 39-vjeçari shihet pranë një bukurosheje duke dalë nga makina për të hipur në një avion privat në Los Angeles. Ai gjeti momentin e duhur që të përgjigjej, duke shkruar një status në rrjetin social Twitter. “Ju duhet të keni dëgjuar se sa e mërzitur ishte Mila që unë kalova ditën me kushërirën tonë. Kërkoj ndjesë teze Jodie, këto revista nuk kanë integritet”. Kështu ai i dha përgjigje të gjithëve që po e akuzonin se si mund ta tradhtonte Milën kur kanë dy fëmijë dhe kanë qëndruar së bashku gjatë gjithë kësaj kohe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?