FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktorja e njohur turke që mban zyrtarisht mbiemër shqiptar

Ajo është bërë e njohur për publikun shqiptar me rolin e Dilarës në telenovelën ‘’Fate të kryqëzuara”, por emri i vërtetë i saj është Ebru Özkan. Aktorja simpatike, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve falë sharmit dhe klasit që e karakterizon, ka një lidhje speciale me shqiptarët pasi është zyrtarisht e martuar me aktorin me origjinë shqiptare Ertan Shabani. Djaloshi nga Shkupi, që i ka vjedhur zemrën aktores turke, ka pak kohë që punon dhe jeton mes dy qyteteve, Shkupit dhe Stambollit dhe është kthyer në një nga emrat të preferuar të kinematografisë turke. Dhe ashtu siç e kërkon tradita, Ebru tashmë ka marrë mbiemrin shqiptar të aktorit, por në versionin e turqizuar Saban. Urime Dilarës dhe shpresojmë të jetë një nuese e denjë shqiptare. Për më tepër shihni fotot e çiftit:

Image

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?