FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktorja turke luan rolin e Lyannas në Game of Thrones 7

“Stina e Qershive” po tërheq jo vetëm teleshikuesit shqiptarë, që e ndjekin atë në ekranin e Tring, por tashmë ka edhe shumë fansa italiane, spanjolle dhe në mbarë Evropën. Një sukses i tillë ka ardhur si pasoje e historise tërheqëse dhe mahnitëse ndërmjet Ayaz e Oyku , të interpretuar përkatësisht nga Serkan Cayoglu e Ozge Gurel. Ka disa ditë që një lajm i tille qarkullon nëpër internet e sidomos nga faqet turke, ndoshta me një qëllim të caktuar për ta bërë aktoren Oyku Acar të “Stinës se Qershive”, akoma më të famshme. Gjatë episodit të fundit të “Game of Thrones” kemi parë se Lyanna ndërron jetë gjatë lindjes, por duket se gjate sezonit te ri, do te kemi disa flashbacks lidhur me të shkuarën e saj dhe kjo që do të na habisë mund të jete pikërisht Ozge. Edhe tek “Game of Thrones 6” kemi vënë re pjesëmarrjen e një aktori me origjinë turke , bëhet fjalë për Tamer Hassn. Nuk ka ende konfirmime zyrtare në lidhje me rolin e Ozge Gurel, por publikut duket se i pëlqen dhe e shohin rolin e saj ne “Game of Thrones” shumë pozitivisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?