Albi Nako: E dashuroja këtë këngëtare, por s’më pranoi!

Koreografi Albi Nako, përballë fëmijëve të emisionit “Në kuthin e Piter Pan” tregoi se nuk është në një lidhje dashurie, ama rrëfeu sekrete që nuk i ka ndarë me herët me publikun.

Albi tregoi se këngëtarja Liljana Kondakçi, është fiksimi i tij që në moshë të herët, madje kishte menduar edhe të martohej me të.

“Idhulli im i fëmijërisë ka qenë Liljana Kondakçi, vdisja për të, e dashuroja, doja të martohesha… Ka qenë shumë e bukur Liljana në kohën e saj. Kur babai më prezantoi me të, u përqafuam edhe kaq”– tha Albi, shkruan Icon Style.

Një nga vogëlushet e emisionit, e pyeti nëse ka dëshirë të bëhet prind së shpejti.

“Unë do e bëj një fëmijë dhe e dua vajzë. Madje, do i vendos emër shqiptar” – përfundoi koreografi, i cili është komentuar në media se është i lidhur me balerinën Alba Hoxha.

SHKARKO APP