FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Armina!

Një ditë më parë u bënë komente të shumta në mediat online, ku thuhej se blogger-ja e modës Armina Mevlani ka kopjuar një tjetër blogger-e shqiptare në një prej outfit-eve të publikuara së fundmi në rrjetet sociale.

Veshja e sugjeruar nga Armina dhe nga vajza tjetër ishte “Zara”, një outfit i thjeshtë, që mund të sugjerohej fare mirë nga çdo vajzë që pëlqen të vishet bukur, por zhurma që u bë ishte shumë e madhe, ndoshta për shkak se bëhej fjalë për një nga personazhet më të komentuar të medias, siç është Armina.

Për këtë Mevlani përpos përgjigjeve të drejtpërdrejta ndaj komentuesve publikoi edhe këtë foto, të ngjashme në stil me foton e publikuar së fundmi, e cila daton një vit më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtat xhinse, sërish çanta “Chloe” dhe sërish një bluzë e lehtë rozë, e ngjashme me materialin e kanatieres në po të njëjtën ngjyrë, që dje bëri namin në mediat online, sepse siç thotë Armina: Veshjet bazike nuk ndryshojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?