Beyonce në pritje të fëmijës së katërt?
Beyonce është në një turne muzikor botëror së bashku me bashkëshortin e saj Jay Z. Por fansat e këngëtares mendojnë se ylli i pop-it është në pritje të një fëmije. Fansat spekuluan në mediat sociale se Mbretëresha Bey është shtatzënë.
Me video dhe foto të ndryshme ata mbështetën mendimin e tyre ndërsa burime për revistën Star zbuluan se ylli i pop-it është shumë e lumtur mbi lajmin e shtatzanisë. Ajo çfarë ka ngritur dyshimet tek fansat është veshja e Beyonce në turneun Run II, ku çifti ka planifikuar 48 shfaqje në mbarë botën.
“Beyonce duket shtatzënë përsëri. Ajo ka veshur vetëm xhaketa në turne”, shkruajti një fans në Twitter.


