FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brenda rezidencës luksoze të familjes Beckham, paguajnë 23 mijë euro në muaj

Familja Beckham ka marrë me qira një rezidencë në Beverly Hills, e cila kap vlerën e 23 milionë eurosh, ndërsa ata paguajnë rreth 23.360 euro në muaj për të qëndruar aty.

Daily Mail i ka siguruar disa fotografi nga ambientet e shtëpisë luksoze si nga brenda dhe nga jashtë saj. Prona 11,200 metër katrore është ndërtuar në vitin 2014, ku gjithashtu ka një bodrum me verëra, kopsht të fshehtë, një kuzhinë në natyrë të përsosur për Barbecues, një pishina të madhe, një kinema të brendshme etj.

Shtëpia përmban gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë banja. Rezidenca e mrekullueshme majë kodrës është e rrethuar me mure xhami. Familja Beckham, e përbërë nga David (44 vjeç), Victoria (45 vjeçe) dhe fëmijët, Brooklyn (20 vjeç), Romeo (17 vjeç), Cruz (14 vjeçar) dhe Harper (tetëvjeçare) e kanë shfrytëzuar këtë rezidencë për pushime. Beckhams festuan Halloëeen në shtëpi gjatë udhëtimit të tyre, para se të shkonin në një ndalesë në shtëpinë e Justin dhe Hailey Bieber.

Swiss Digital Desktop Reklama

foto galeri

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?