FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Burri që përlot Rosela Gjylbegun, ka ikur përgjithmonë

Rosela Gjylbegu bën pjesë në atë grupin e vajzave artiste, por që s`ka lënë anash as punën prej vitesh në një institucion shtetëror siç është ajo në Kuvendin e Shqipërisë. Erdhi me lajmet e ngritjes në detyrë dhe foli rreth marrëdhënies që krijohet kur punon me personalitete si deputetët.

Po ashtu si shumë personazhe që janë ulur në kolltukun e Rudinës edhe Rosela do të përlotej. Në insert u vendos një nga interpretimet e saj me të atin duke kënduar. Ai nuk jeton më dhe në kohën e interpretimit të të dyve bashkë, Rosela diçka dinte mbi sëmundjen e tij. Ishin pikërisht këto mendime, por edhe malli, që e bënë të qante.

Për ta zbutur disi momentin u shfaqën foto me nënën dhe vëllain për të cilët tregoi se kishte një marrëdhënie të fortë. Ashtu si çdo vajzë me nënën dhe çdo motër me vëllain.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?