FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Celine Dion, pas vdekjes së bashkëshortit kthehet me një album të ri në frëngjisht

Celine Dion kthehet më 26 gusht me albumin “Encore un soir”. Një album i gjithi në frëngiisht, i ideuar nga bashkëshorti René Angelil , që vdiq në janar të këtij viti.  Një projekt që çifti po kujdesej prej kohësh dhe që më në fund u realizua si një homazh tjetër i këngëtares për shokun e një jete dhe menaxherin e saj historik. Punës iu bashkua edhe bashkëpunimi i Jean Jacques Goldman, që krijoi këngën që i ka dhënë emrin edhe albumit “Encore une soir”. Dëshira e këngëtares kanadeze dhe burrit të saj që të punonte sërish me Goldman, pas 12 vitesh u konkretizua pikërisht me këngën, që doli më 24 maj. Një këngë që Celine ia kishte kërkuar bashkëautorit francez ; “E di që ke shkruar gjithçka për mua, por ajo që po jetoj në këto momente është shumë e rëndësishme, nëse ti do më jepje pak nga magjia jote”. Kënga u rendit e para në 10 vende, në listën e Top 10 në 22 vende dhe në Top 20 në 27 vende.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?