FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Celine Dion rikthehet fuqishëm me një turne botëror

Celine Dion rikthehet fuqishëm në një koncert në vendlindjen e saj, Quebec, për të nisur prej andej turneun e ri botëror pas një dekade, dhe fansat u vunë menjëherë në radhë të gjatë për bileta.

“Ajo përfaqëson të gjithë Quebec-un. Për mua, është këngëtarja më e madhe”, shprehet fansja Mireille Campagna.

“Kjo do të jetë diçka e re. Edhe pse e kemi parë tashmë në koncert, nuk kanë për të qenë të njëjtat këngë. Jam gjithmonë shumë i lumtur ta shoh në skenë”, tha një tjetër fans i saj, Daniel Hebert.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtarja e famshme ka jetuar prej disa vitesh tashmë në Las Vegas dhe rikthimi i saj në Kanada pritet me entuziazëm të madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

51-vjeçarja, fituese e çmimit Grammy, u shpreh në muajin prill se ndihet e motivuar të krijojë muzikë të re dhe të rinisë turnetë pas tërheqjes që pati kur i shoqi Rene Angelil ndërroi jetë në 2016-tën.

“Kur isha duke e humbur Renee-në, ai ma bëri të qartë se donte që unë të rikthehesha në skenë. Donte të sigurohej që do të vazhdojë ta ndiqja pasionin tim”, ka thënë Celine.

Turneu që nis në Quebec do të vazhdojë deri në prill të vitit 2020 e do të jetë i pari i këngëtares që prej viteve 2008-2009.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?