FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Charlize Theron shton disa kilogram, aktorja bie në depresion (Foto)

Charlize Theron është një nga femrat më të bukura në botë, por kohët e fundit aktorja e njohur ka humbur linjat e e saj elegante. 41-vjeçarja ka treguar për “Variety” se pamja e saj e jashtme i ka shkaktuar depression.
Aktorja zbulon se ka kaluar momente shumë të këqija kohët e fundit, pasi u shëndosh për rolin në filmin e saj të ri, “Tully”. Theron ka vazhduar se në ndryshim nga koha kur ka qenë më e re, shtimin në peshë për rolin e fundit në film e ka përjetuar shumë keq shkruan Daily Mail.

“Ishte e tmerrshme në të gjitha aspektet. E ndjeva me të vërtetë shumë. Sheqeri më futi në depresion. Më vinte për të vjellë gjatë gjithë kohës, nuk humbja dot më peshë. I thoja doktorit tim se isha duke vdekur”. 41-vjeçarja në filmin “Tully” interpreton nënën e 3 fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?