FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çiljeta, dedikim futbollistit me të cilin thuhet se është në lidhje

Faqet e thashethemeve vazhdojnë të spekulojnë për një lidhje të re të Çiljeta Xhilagës, ndërsa për këtë gjë u ndihmon edhe vetë këngëtarja. Ka pasur raportime për një lidhje të saj me portierin e Partizanit, Alban Hoxha, ndërsa Çili ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për raportin me të. Por pas ndeshjes së Partizanit me klubin hungarez, Ferencvaros, Hoxha u bë hero duke mbrojtur tri penalti, ndersa këngëtarja nuk ka mundur të qëndrojë e qetë. “Se ky është portieri më i mirë në botë që na e nxori zemrën vendit sot. Alban Hoxha, super pritje ke bërë sot. FK Partizani urime për këtë kualifikimin. Krenar me ty Alban Hoxha”, ka shkruar Çiljeta në një dedikim në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?