FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çmimi “fiction” për gratë, vlerësohet autorja Chimamanda Ngozi Adichie

Një shkrimtare nga Nigeria është vlerësuar me çmimin “Fiction” për gratë për romanin e saj “Gjysma e Diellit të Verdhë”. Synimi i këtij çmimi është që në të ardhmen të ndërtohet një bibliotekë e trillimeve të jashtëzakonshme të shkruara nga gratë.

Romani “Gjysma e Diellit të Verdhë” i autores Chimamanda Ngozi Adichie është votuar libri më i mire, duke u vlerësuar kështu më Çmimin e Grave për “Fiction”.

Autorja e lindur në Nigeri u zgjodh në një votim publik nga një listë me 25 kandidatë në përvjetorin e 25 të historisë së ndarjes së çmimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë e prekur që u votova sepse ky është çmimi që së pari solli një lexues të gjerë në punën time – dhe gjithashtu më ka prezantuar me punën e shumë shkrimtarëve të talentuar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjysma e një Dielli të Verdhë” I vendos ngjarjet në Nigeri gjatë Luftës Biafran, duke eksploruar fundin e kolonializmit, besnikëritë etnike, klasën, racën dhe fuqizimin e grave. Romani I botuar në 2006, ajo ka marrë vlerësime globale.

Shkrimtaren e përgëzoi edhe autorja Kate Mosse, themeluese e çmimit me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të promovojmë klasikët e së nesërmes dhe të ndërtojmë një bibliotekë të trillimeve të jashtëzakonshme, të larmishme, të shkruara nga gratë,” tha ajo.

Çmimi synon të nderuar cilësinë dhe rëndësinë e shkrimit të grave nga e gjithë bota. Për përzgjedhjen e këtij viti votuan më shumë se 8,500 njerëz në klubin dixhital të çmimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?