FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dashuri në “PërPuthen”? Andi dhe Tea në një takim si asnjëherë më parë

Të kapur për dore, Tea dhe Andi frekuentuan ambientet e një dyqani produktesh kozmetike. Ndonëse pritej që të ishte Tea ajo që do të bënte shpjegimin e produkteve, në fakt ishte Andi që e bëri një gjë të tillë.

Andi e përshkroi veten si një djalë që i pëlqen të kujdeset për veten dhe produktet me përmbajtje të lartë bimore ishin të preferuarat e tij. Takimi i tyre u komentua mjaft pozitivisht në studio.

E para që e mori fjalën ishte Ana, e cila e përshkoi dyshen si me karakter mjaft të qetë dhe të këndshëm. Ndërsa pjesa e tretë e takimit të tyre, nisi me nuanca “dashurie”. Andi i tregoi Teas se kur mësoi në audicione që në studio do të kishte një vajzë të “shëndoshë”, ai ishte shprehur se nuk do të dilte me të, por kur u njoh me Tean, preferencat e tij ndryshuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e përshkoi Tean si një vajzë me karakter të fortë dhe i tha se ka krijuar një simpati për të. Të dy në fund të takimit u shprehën të lumtur që i dhanë mundësinë njëri-tjetrit të njiheshin më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?