FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dënohet modelja izraelite, Bar Refaeli

Një gjykatë izraelite ka dënuar modelen Bar Refaeli me 9-të muaj shërbim të detyrueshëm komunitar, ndërsa nënën e saj me 16 muaj burg, duke i dhënë fund një çështje të gjatë evazioni fiskal që ka dëmtuar imazhin e një prej ikonave më të dashura dikur në Izrael.

Modelja hyri në sallën e gjyqit me një maskë mbrojtëse në fytyrë, e shoqëruar nga prindërit dhe avokati i saj. 35-vjeçarja dhe nëna e saj u shpallën fajtore në korrik për evazion fiskal të të ardhurave prej gati 10 milion dollarësh.

Duke ju referuar marrëveshjes të pranuar nga gjykata, ato duhet të paguajnë një gjobë prej 1.5 milion dollarëshe si dhe t’i kthejnë taksat e papaguara shtetit. Çështja lidhet me të ardhurat e modeles dhe tentativat e familjes së saj për paguar detyrimet ndaj shtetit izraelit. Ajo ështe mjaft e njohur në mbarë botën dhe fotot e saj janë ende të afishuara kudo në Izrael.

Swiss Digital Desktop Reklama

Refaeli pretendon se ka qëndruar shumë pak në Izrael, dhe nuk e ka parë të arsyeshme të deklarojë të ardhurat e saj ndër vite. Në aktakuzë thuhet se modelja për periudhën 2009-2012 ka arritur rreth 7.2 milion dollar fitime duke pretenduar se jetonte jashtë vendit për t’ju shmangur pagesës së taksave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?