FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dua Lipa: Ja pse performanca e Miley Cyrus ishte kaq e veçantë në Kosovë

Dua Lipa bëri të mundur që këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus të performonte në Prishtinë në festivalin Sunny Hill.

Lipa, e cila organizoi festivalin së bashku me babain e saj, Dukagjinin tregoi për ET se si e mori Cyrus për të performuar në Kosovë.

“Ajo është mbretëreshë!”-tha Lipa. “Unë thjesht bisedova me të dhe e pyeta nëse do të vinte. Jam shumë falënderuese ndaj saj sepse në Kosovë ne nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë artiste ndërkombëtare si Miley që bëri gjithë atë show.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtarja është jashtëzakonisht krenare për origjinën e saj dhe kjo është arsyeja kryesore për krijimin e Sunny Hill.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa vlerësoi performancën e Cyrus.

“Jo vetëm se ajo erdhi, por dhuroi atmosferë. Njerëzit humbën mendjen e tyre. Ajo ishte kaq e mirë dhe është një natë për tu mbajtur mend,”-shtoi 23-vjeçarja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?