FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dua Lipa koncert në Tiranë më 10 gusht

Shqiptarët më në fund do të kenë mundësi që të shijojnë muzikën fantastike të këngëtares së njohur, Dua Lipa.  Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në rrjetin social Facebook.  “Sa bukur! Do mbyllim vitin tonë të parë në Bashki me Dua Lipa në Tiranë. Shihemi të gjithë më 10 Gusht tek Sheshi Nënë Tereza”, shkruan Veliaj. Këngëtarja Dua Lipa më 9 gusht do të japë një koncert bamirësie në Parkun e Gërmisë në komunën e Prishtinës. Në rrjetin e saj social Facebook, Dua Lipa ka shpërndarë vetë posterin e koncertit, duke u shprehur se po pret me padurim dy koncertet që do të mbajë në Tiranë e Prishtinë. “Me kënaqësi ju informoj se ndërkohë që do të jem në vendlindje për të interpretuar në Prishtinë do të mbaj një koncert edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë më datën 10 gusht. Jam gati, shpresoj të jeni dhe ju. Shihemi së shpejti në Tiranë”, shkruan Dua Lipa. Koncerti do të jetë i hapur dhe falas për të gjithë qytetarët më 10 Gusht në sheshin “Nënë Tereza”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?