FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dua Lipa nuk di të ndalet

Këngëtarja shqiptare më famë botërore Dua Lipa nuk di të ndalet. Këtë javë ajo ka arritur një tjetër sukses duke u klasifikuar si artistja e dytë solo që arrin të jetë në krye të klasifikimeve në “Official UK Charts” pas këngëtares Adele .

Me këngën e saj më e fundit “New Rules”, e cila ka arritur më shumë se 110 milionë klikime, është ngjitur në top listat e kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar.

Kishte pothuajse 2 vite që nhjë artiste solo nuk ngjitej në majat e klasifikimeve. Ishte Adele femra e parë që arriti të jetë në krye të klasifikimeve në tetor të vitit 2015 ndërsa tani këtë vend e ka zënë Dua Lipa, e cila ishte në konkurencë të fortë me Pink.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënga e saj është në vendin e parë e ndjekur nga dy suksese të tjera të saj No Lie, në bashkëpunim me Sean Paul dhe Be The One.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa albumi i saj “Dua Lipa” është në Top 10 duke zënë vendin e 7.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?