FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dua Lipa uron të gjithave 8 Marsin si askush tjetër!

Dua e ka kthyer tashmë në traditë; festat i uron në mënyra origjinale dhe fantastike. Ajo ka postuar në Instagram një foto më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“Gëzuar Ditën e Gruas! Duajeni njëra-tjetrën, kujdesuni dhe mbështeteni njëra-tjetrën. Jo vetëm për sot, por për çdo ditë!”, shkruan Dua në Instagram.

Ajo kthehet pas në kohë dhe poston një foto ku shfaqet teksa përqafon dy vajza me kombësi të ndryshme. Ylli i muzikës zgjodhi një foto-mesazh që s’e shohim rëndom në një ditë të tillë; në fillim nuk iu drejtua as mamit, as gjyshes, as motrës etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

22-vjeçarja u sigurua që në një mënyrë simbolike mesazhi i saj të përfshinte çdo grua anembanë botës, të prekte ndoshta një ndër problemet më të mëdha të njerëzimit sot – diskriminimi i grave, sidomos ai racial. Mesazhi është shumë i qartë, Dua!

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/BgDNj5vFWRP/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?