FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy filma kosovarë konkurrojnë për “Oscars”

Dy filma artistikë kanë aplikuar në thirrjen për aplikim për propozimin e Kosovës për çmimin “Filmi më i mirë i huaj”. Siç njofton Qendra Kinematografike e Kosovës, bëhet fjalë për filmat “Azemi”, me skenar dhe regji të Rrahman Fetahut, dhe “Babai” me skenar dhe regji të Visar Morinës. Këtë vit komiteti selektues i aprovuar nga Akademia “Oscars” përbëhet nga: Arben Bajraktaraj (kryesues), Blerta Zeqiri, Shkumbin Istrefi, Zymber Kelmendi, Sevdije Kastrati, Ilire Vinca, Alban Muja. Vendimi pritet të merret në fillim të shtatorit, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?