FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ed Sheeran pezullon martesën derisa të ndërtohet kisha e tij personale

Në periudhën e Krishtlindjes këngëtari i famshëm britanik njoftoi zyrtarisht fejesën me partneren e tij Cherry Seaborn.

Edhe pse pak ditë më parë ata kanë shkëmbyer unazat e martesës, një ceremoni ende nuk është mbajtur për të kremtuar lidhjen e tyre dhe kjo për një arsye shumë të fortë.

Ed dëshiron të martohet në kishën e tij personale dhe meqënëse nuk mund ta blejë një tillë siç blihen shtëpitë apo makinat, ai ka vendosur të ndërtojë një, pranë shtëpisë së tij në Londër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prestigjosia “Times” ka shkruar se këngëtari ka nënshkruar një kontratë për ndërtimin e kishës së tij personale në një nga pronat e tij në Londër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kisha do të ketë stilin Sakson, do të mbajë deri në 24 persona dhe është projektuar nga arkitektët që kanë punuar me kështjellën “Windsor” dhe “Somerset House”. Ajo do të jetë vetëm pak metra larg shtëpisë së tij në Suffolk dhe derisa kisha të ndërtohet, martesa e çiftit do të mbetet pezull.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?