FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Elton John kujton Princeshën Diana

Elton John vazhdon të mbajë gjallë kujtimin e Princeshës Diana.

E sot, pikërisht kur shënohet 20 vjetori i vdekjes së saj, ikona 70 vjeçare e muzikës, ka ndarë me adhuruesit e tij në një nga rrjetet sociale, një fotografi të tij ngjitur me imazhin e Princeshës Diana.

Bashkë me fotografitë e publikuara, Elton John, ka dhënë dhe një mesazh dedikues me rastin e përvjetorit të vdekjes së Princeshës së Wales, transmeton kultplus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dedikimin e tij thuhet: “Njëzet vjet më parë, bota humbi një engjëll”, shkruan artisti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 1997, John riprodhoi këngën e tij të vitit 1973, “Candle in the Wind”, që fillimisht ishte një dedikim për Marilyn Monroe, në nder të princeshës Diana.

Deri më sot, kënga ka shitur më shumë se 33 milionë kopje në mbarë botën, me shumë të ardhura që shkojnë në bamirësi.

John gjithashtu realizoi këngë për funeralin e Princeshës Diana, e cila u transmetua globalisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?