FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fatma Haxhialiu përlotet në mes të emisionit (Video)

Ditën e djeshme në emisionin “Rudina” ka qenë e ftuar moderatorja e emisionit “Thumb”, Fatma Haxhialiu së bashku me të motrën Jonën.

Fatma ka rrëfyer diçka më shumë për marrëdhënien që ka me motrën por ka folur dhe për Jonën e cila është një studente ekselence që është diplomuar së fundmi.

Fatma ka prekur pa masë të gjithë publikun teksa ka rrëfyer e përlotur gjithë vështirësitë që ka pasur familja e saj e cila nuk kishte mundësi të përballonte shkollimin e të bijës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është shumë e vështirë kur prindi shikon një fëmijë që impenjohet që lexon kaq shumë që studion dhe kërkon kaq shumë dhe nuk ka ta rris këtë fëmijë më shumë dhe t’i japi atë që i takon, se në fund të ditës realisht e meritonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mami im është tip shumë i fortë dhe nuk është nga ato që përlotet kollaj, më pa në sy dhe më thotë:

“Si mundet një prind të qëndrojë përpara fëmijës së tij dhe fëmija i tij i thotë dua libra, nuk po më kërkon as luks, as të bëj udhëtime, as veshje, por më thotë mami unë dua një libër”, sepse Jona ka lexuar shumë dhe unë kursimet më të vogla mundohesha që Jona të blinte libra ose të bënte një kurs që i duhej për të aplikuar për bursën”, ka thënë Fatma e përlotur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?