Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 15:06 Yamal kalon Harry Kane, bëhet asistuesi më i mirë në Europë Lamine Yamal po zhvillon një tjetër sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Barcelonës. Talenti spanjoll vazhdon të jetë vendimtar në lojën e katalanasve, ndërsa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Filmi “1917”, pretendent kryesor për çmimin Oscar

Showbiz E shtunë, 8 Shkurt 2020 22:31
Filmi “1917”, pretendent kryesor për çmimin Oscar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drama e filmit të luftës ”1917” nga kineasti Sam Mendes, ka marrë 10 kandidatura për çmimin Oscar duke e bërë atë një nga pretendentët më të mirë për çmimet e akademisë. Filmi ndjek dy ushtarë të rinj gjatë Luftës së Parë Botërore në një mision për të paralajmëruar 1600 ushtarë britanikë se po çohen në një kurth nga forcat gjermane.

Rreshterët Schofield dhe Blake, luajtur nga George McKay dhe Dean-Charles Chapman, duhet të kalojnë në territorin e armikut në mënyrë që të çojnë lajmin në regjimentin e izoluar para se të jetë vonë. “Ideja për filmin më lindi kur isha fëmijë shumë i vogël. Gjyshi im luftoi në Luftën e Parë Botërore. Quhej Alfred Hubert Mendes dhe shkoi në luftë në vitin 1917. Ai ishte lajmëtar në vijën e parë të frontit. Atij kishte detyrën të çonte një mesazh nga një post tek tjetri dhe vërtet fillova të krijojë me këtë fragment në mendje”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Regjisori fitues i çmimit Oscar, Sam Mendes, thotë që për të krijuar një përvojë gjithëpërfshirëse për audiencën, ai filmoi rrugëtimin e ushtarëve në atë që duket si një sekuencë e pandërprerë dhe në kohë reale. “Terreni nuk mund të jetë më i gjatë se skena dhe skena nuk mund të jetë më e gjatë se terreni. Prandaj, duhet të përgatiteshe për çdo rresht dhe dialog në vendndodhje”, thotë regjisori.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas historianit të kinematografisë Steven Jay Rubin, filmi fitues i çmimit Oscar në vitin 1998 “Saving Private Ryan” me regji të Steven Spielberg, ishte i pari që krijoi një realizëm gjithëpërfshirës përmes pamjeve nga afër në fushën e betejës. Por, “Saving Private Ryan” ishte një film i Luftës së Dytë Botërore, një temë shumë më afër zemrave të audiencës së gjerë sesa klasikët e Luftës së Parë Botërore, siç është “All Quiet on the Western Front,” fitues i Oskarit të viteve 1930, që përshkruan një luftë historikisht më të largët dhe të filmuar në të kaluarën e largët.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Para 6 orësh
Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit

Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit

8 Nëntor 2026, 08:36
Nga banore në ”Big Talk”, zbulohet kush do të jetë moderatorja në këtë edicion

Nga banore në ”Big Talk”, zbulohet kush do të jetë moderatorja në këtë edicion

6 Nëntor 2026, 20:19

Mendes thotë se ai dëshironte ta mbërthente audiencën përsëri në fushën e betejës së Luftës së Parë Botërore duke përdorur tregime origjinale dhe një realizim të artit bashkëkohor. “Aparatet e kamerave dhe mekanika duhet të jenë në një sinkron me atë që po bën aktori{, thotë regjisori Mendes. “Çdo skenë është si një pjesë teatri. Pasi fillon, nuk mund të ndalesh. Nëse ka diçka që nuk shkon mirë, thjesht duhet të vazhdosh”, thotë aktori George McKay.

Ekipi filmoi pa ndërprerje brenda një llogoreje disa kilometra të gjatë të ndërtuar vetëm për realizimin e filmit. “Është më klaustrofobike në një farë mënyre. Nuk ke rrugëdalje. Nuk ka asnjë pamje të përgjithshme”, thotë Roger Deakins.

Kinematografi fitues i Oskarit, Roger Deakins gjithashtu thotë se ndiçimi i skenave ishte një sfidë. Ndjekja e lëvizjeve të ushtarëve në plan të hapur, nuk të jepte asnjë mundësi për të vendosur drita askund dhe për një pamje uniforme, duhej të filmonin nën qiellin me re. Sapo dielli arrinte të dilte nga retë skena duhej të rifilmohej.

Duke lënë mënjanë aftësitë kinematografike, “1917” është një cope nga koha barbare e Luftës së Parë Botëtore, thotë George MacKay që luan reshterin Schofield. “Ka vërtet një imazh të dhunshëm kur ngre kokën lart (të shohësh mbi llogore.) Mbaj mend që me të vërtetë më tronditi kur mendoja atë që duhet të kishin ndjerë ata ushtarë”. /Voa

Etiketat e lidhura

oscar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Yamal kalon Harry Kane, bëhet asistuesi më i mirë në Europë
Para 7 minutash

Yamal kalon Harry Kane, bëhet asistuesi më i mirë në Europë

Hyn në fuqi vendimi për resortet mikse: maksimumi 40% e sipërfaqes për banesa, 60% për turizëm
Para 11 minutash

Hyn në fuqi vendimi për resortet mikse: maksimumi 40% e sipërfaqes për banesa, 60% për turizëm

Rabiot shpërthen pas debatit për kartonin e kuq ndaj Genoas: Futbolli italian po vuan pasojat!
Para 22 minutash

Rabiot shpërthen pas debatit për kartonin e kuq ndaj Genoas: Futbolli italian po vuan pasojat!

Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolapsit të Ueno
Para 40 minutash

Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolapsit të Ueno

Më të lexuarat

1 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

2 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 19 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
8 Nëntor 2026, 13:10

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.