Fituan Eurovisionin, grupi Kalush Orchestra: Do të kthehemi në Ukrainë të luftojmë

Kalush Orchestra nga Ukraina, është grupi fitues i Eurovisionit që këtë vit u mbajt në Torino të Italisë. Solisti i grupit pasi shprehur mirënjohjen ndaj publikut, tha se do të kthehet bashkë me bandën në Ukrainë për të luftuar.

“Është e vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë tani, është hera e parë që fitojmë Eurovizionin. Kemi një leje të përkohshme për të qëndruar në Torino. Nesër duhet të kthehemi dhe si çdo ukrainas jemi gati të luftojmë për aq kohë sa të mundemi”, u shpreh ai.

Ukraina e fitoi Eurovisionin në vitin 2016 me këngën “1944” nga Jamala, këngë e cila kishte të bënte me krimet e tmerrshme të ushtrisë sovjetike ndaj tatarëve të Ukrainës gjatë Luftës së Dytë.

SHKARKO APP