FOTO/ Një tjetër konkurrent lë ‘Dance With Me’ ende pa nisur spektakli

Ditën e djeshme, produksioni i “Dance With Me” publikoi listën e plotë të konkurrentëve të këtij sezoni, ku shquheshin emrat si Fiori Dardha, Xheni dhe Bernardi, Xhensila Pere, Trim Jetullahu, Rovena Stefa, Iljard Shaba, Albi Sakaj, Linda Rei e të tjerë.

Ndërkohë që sot, revista “Class” ka publikuar edhe emrin e konkurrentit që do të kërcente me transgjinoren e njohur, Linda Rei. Bëhet fjalë për modelin dhe regjisorin, Donald Braho.

Duket se kjo nuk ka zgjatur shumë sepse Blitz.al ka mësuar ekskluzivisht se Donaldi nuk do të jetë pjesë e këtij kasti. Burime pranë konkurrentit dhe produksionit kanë treguar për Blitz.al se modeli ka mospërputhje fizike me Rein, gjë që ka çuar edhe në largimin e tij nga produksioni. Nuk dihet akoma pse është zgjedhur largimi i Brahos dhe jo i Reit apo ndonjë kombinim tjetër konkurrentësh, por gjithsesi duket se ky sezon i “Dance With Me” do të sjellë me të vërtetë surpriza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?