FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO-VIDEO/ Lady Gaga, teatri ku ndahen Oscarët dhe 500 mijë euro lule: Pamje prej martesës së fëmijëve më të pasur rus

Kur martohen trashëgimtarët e dy prej familjeve më të pasura ruse, mund ta imagjinoni se sa para shpenzohen.

Lolita Osmanov, vajza e manjatit të energjisë Eldar Osmanov dhe biri i Gaspar Avdolyan, Albert Avdolyan kanë kurorëzuar lidhjen me martesë ndërsa prindërit e tyre kanë shpenzuar për dasmës mbi dhjetë milionë euro.

Dasma u mbajt në Teatrin Dolby, shtëpinë ku ndahen Oscarët në Los Angeles ndërsa për muzikë u përkujdes një orkestër që ekzekutonte muzikë klasike, transmeton Telegrafi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një ambient të mbuluar me qirinj dhe lule në vlerë prej 500 mijë euro ishte e pranishme si mysafire nderi edhe Lady Gaga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç kësaj të fundit, për mysafirët u përkujdes gjatë gjithë kohës edhe Jason Derulo.

Theksojmë se raportohet se vetëm për këta dy këngëtarë miliarderët rus kanë ndarë dy milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?