FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Foto+Video/ Emilia Clarke kërcen nëpër rrugët e Napolit, spoti çmend web-in

Nëna e dragonjve të Game of Thrones, kërcen dhe ha makarona. Janë këto skenat, shumë të bukura, të një spoti të Dolce & Gabbana, të xhiruar nëpër rrugët e Napolit, ku protagoniste ka qenë e famshmja Emilia Clarke.

Video është realizuar nga regjisori italian Matteo Garrone, si një triumf i ngjyrave, muzikës dhe gjesteve tipike napoletane. E shpërndarë në rrjetet sociale, filmimi ka regjistruar një sukses të jashtëzakonshëm me mijëra e mijëra shikime, komente dhe ‘share’.

I shumëpritur nga të gjithë, për spotin ishte folur disa kohë më parë, mbi të gjitha pas lajmit që artistja angleze ishte parë në Napoli që në muajin mars. Në pamje shohim qytetin që ‘preket’ nga Clarke, mes kostumeve dhe luleve. Gjithçka në një sfond muzikor napolitan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?