FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gigi Hadid ka dy fjalë për lidhjen e Dua Lipës me të vëllain

Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua Lipa nisi romancën e re me vëllain e motrave Hadid, Anwarin. Lidhja e tyre tashmë është konsoliduar, pasi burime pranë çiftit kanë treguar se Dua dhe Anwar kanë vendosur të bashkëjetojnë.

Ata shfaqen kudo së bashku, Dua ia ka prezatuar të dashurin familjarëve të saj dhe po ashtu ka bërë dhe Anwar. Madje, duket se dy motrat e tij, Bella dhe Gigi, kanë një raport mjaft të mirë me këngëtaren.

Së fundmi, Gigi ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe krahas saj ka shkruar:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ok, i dua kaq shumë këta të dy”- duke treguar edhe një herë tjetër se ka simpati për Duan dhe e mbështet plotësisht lidhjen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se Dua ishte e pranishme në ceremoninë e varrimit të gjyshes së Anwarit, ku u shfaq e veshur me të zeza pranë të dashurit dhe motrave të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?