FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Iva Aliko një tmerr bukurie…

Iva Aliko është një vajzë seksi nga Tirana, që jeton mes tregut të muzikës dhe modës.

23-vjeçarja bionde, e cila ka hyrë në botën e showbizit nëpërmjet modës, baletit dhe prezantimit prej më se një viti është bërë pjesë e faqeve rozë, për shkak të historisë së saj të dashurisë me një deputet nga Kosova.

15977918_1202230773225899_3871443304879319071_n

Swiss Digital Desktop Reklama

Por si ndihet Iva përballë burrave të rëndësishëm të biznesit dhe politikës dhe ngacmimet prej tyre i rrëfen për gazetën “Panorama”, ndërkohë që sapo ka realizuar një set të ri fotosh nudo për vitin 2017, teksa është duke u larë në dhomën e gjumit. Pasi ka ndryshuar ngjyrën e flokëve nga bionde në brune, ajo thotë se ka po të njëjtën vëmendje mashkullore.“Meshkujt nuk i tërheq ngjyra e flokëve të mia, por Iva, ajo që unë jam”, thotë ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Iva-Aliko-

Në lidhje me historinë aq shumë të përfolur me politikanin nga Kosova, ajo thotë se nuk i pëlqen të flasë për këtë pjesë, ndërkohë që rrëfen se shumë burra të tjerë të rëndësishëm e ftojnë për një gotë, duke i ofruar miqësi. ”Kjo është e përhershme tek unë. Mund të them se kam shoqëri me njerëz të rëndësishëm, dhe konsumimi i një pijeje kur dua unë është zakonisht në kuadrin e një shoqërie, por edhe për njohje”.

15965886_1199667926815517_215673050588028696_n

Pyetjes nëse ka nga ata personazhë publikë apo politikanë që i shkruajnë në Facebook apo rrjetet sociale ku i kërkojnë takim, ajo përgjigjet: “Vetëm dy raste kanë ndodhur deri tani”. Këngëtarja që po përflitet në media për format bombastike, vitin e kaluar mori një ofertë 100 mijë euro për të luajtur në një film pornografik në SHBA.

Iva-Aliko2

Deri tani ajo ka rrëfyer në media se dhuratat që ka marrë nga burrat janë një apartament në Tiranë, dhe një unazë diamanti shumë e kushtueshme, e porositur posaçërisht për të me vlerë 20 mijë dollarë.

15977954_1201283739987269_4831353059501243903_n

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?