FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja sa paguhen aktorët e Game of Thrones

Derisa Daenerys Taragaryen dhe Jon Snow i bashkojnë forcat kundër Cersei Lannisterit për Iron Throne, duket se aktorët që luajnë këto role janë duke e bërë një jetë luksoze jashtë serisë së famshme.

Në një raport të revistës së njohur amerikane “Variety” zbulon se aktorja britanike Emilia Clarke, Kit Harington dhe Lena Headey fitojnë nga 500 mijë dollarë për episod.

Në listën e pagave të majme janë edhe Nikolaj Coster-Waldau dhe Peter Dinklage që kanë të njëjtën pagë. Revista e njohur raporton se nuk ka dallime në paga sa i përket gjinisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pesë aktorët, të cilët kanë qenë pjesë të serisë që kur filloi të transmetohej për herë të parë në vitin 2011, janë në krye të listës si më të paguarit në këtë seri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?