FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jo një por dy, Kate është shtatzënë me binjakë?

Një nga femrat më të pëlqyera në botë, Kate Middleton mund të jetë duke pritur binjakë, kështu po flitet.

Dukesha e Cambridge-it është shtatzënë për herë të tretë 2 vjet pasi erdhi në jetë Charlotte, vajza e saj e vogël.

Pas konfirmimit të shtatzënisë nga oborri mbretëror dhe më pas, raportimeve të shumta se Kate po e kalon me vështirësi shtatzëninë, Kate mund të bëhet e para grua në familjen mbretërore që lind binjakë, që prej shekullit të 15-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas “Life and Style Mag”, lajmërimi i pallatit mund të fshehë faktin se janë jo një, po dy pasardhës mbretërorë rrugës shkruan Anabel.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lartmadhëritë e tyre, Duka dhe Dukesha e Cambridge-it, janë shumë të lumtur t’ju njoftojnë se Dukesha e Cambridge-it është në pritje të fëmijës së tretë.”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Sidoqoftë, ajo që është më me rëndësi, është që Kate ta kalojë me sukses këtë fazë, duke qenë se vuan nga një gjendje e quajtur hyperemesis gravidarum, që i shkakton gjendje të vazhdueshme këputjeje dhe të vjellash, një prej çrregullimeve më të vështira të shtatzënisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?