FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kemi dasmë? Stresi mesazh Keisit: Vishu me të bardha, po vij të të marr (FOTO)

Stresi e ka ndarë mendjen për ta rikthyer dashurinë e tij, Keisin dhe këtë e ka treguar edhe publikisht. Madje reperi po punon për një këngë të re që do jetë dedikim pikërisht për bukuroshen që prej disa kohësh po jeton në SHBA pas ndarjes së bujshme.

I ftuar në “Ftesë në 5”, pak javë më parë Stresi deklaroi se po përpiqet të rikthehet me Keisin dhe la të kuptohet se dasma do të bëhet.

Së fundmi me anë të një postimi në Instastory, Stresi i ka kërkuar Keisit të vishet me të bardha dhe shkruan se po shkon ta marrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bëhu gati vishu me të bardhë, jam tu ardh me të marr”, shkruan Stresi dhe menjëherë kanë nisur dyshimet se reperi këtë postim ia dedikon Keisit. Por si do reagojë ajo? Mbetet të shihet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?