FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Kënga Magjike” rikthen Lindën në Tiranë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është kthyer së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri. Ajo nuk ka qenë në Tiranë që nga viti 2017, kur po bënte përgatitjet për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision”.

Rikthimi i saj në shtetin shqiptar duket të ketë të bëjë sërish me një festival. Bëhet fjalë për festivalin “Kënga Magjike”, ku ajo do të konkurrojë këtë vit dhe tashmë ka nisur incizimin e këngës së saj të re.

Këngëtarja me prejardhje nga Vitia, publikoi në InstaStory disa imazhe fillimisht nga koha kur u nis nga ShBA-të. Më pas, ajo hodhi edhe një tjetër imazh në InstaStory me mbishkrimin “Përshëndetje Tirana”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Linda Halimi këtë vit ka qenë mjaft e përfolur në media, që prej kohës kur u bë nënë për herë të parë, ndërsa ka paralajmëruar se do të rikthehet me plot projekte muzikore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?