FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këngëtarja simpatike i jep fund beqarisë, detajet e dasmës (Foto)

Këngëtarja simpatike, Ertila Koka i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partnerin e saj, Edgar, bën me dije revista Who.Ceremonia është zhvilluar në Tiranë dhe në të kanë qenë të ftuar disa artistë si: Maya, Erik Lloshi etj.

Ata janë njohur në një mënyrë krejt të veçantë saqë mund të themi se ka qenë dashuri me shikim të parë, dhe janë fejuar më 2014.

Në natën e Halloween në 2012, Ertila Koka ishte veshur si engjëll kur ai ishte afruar dhe kishin filluar të kërcenin mes miqsh. Ertila është një nga këngëtaret më të dashura për skenën shqiptare në sajë të vokalit potent që ka.

Fati i ka buzëqeshur dhe në dashuri pasi sot çifti i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit për të nisur një kapitull të ri në jetën e tyre, tashmë si bashkëshortë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?