FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kjo këngë franceze po i çmend të gjithë shqiptarët (VIDEO)

Ndoshta është melodia që të mbetet në mendje, ose tema delikate që trajton kënga dhe gjithnjë aktuale në Shqipëri apo videoklipi tejet prekës, por për një arsye a tjetër duket se shqiptarët po e adhurojnë këngën e Imen dhe Alonzo, “1ere fois” (Hera e parë).

Balada në gjuhën franceze, u publikua në mars të këtij viti dhe me kalimin e verës, është kthyer ndër të preferuarat e shqiptarëve. Kënga është një rrëfim/dialog i vëllait dhe motrës, ku kjo e fundit vendos më në fund t’i tregojë atij se dhunohet nga personi që dashuron.

Përveçse me siguri e keni parë shpesh në story-t e Instagram të miqve tuaj, ose e keni përdorur vetë, edhe në YouTube komentet nga shqiptarë janë ato që zënë thuajse gjithë seksionin e komenteve, që ka tek tuk edhe diçka në gjuhën franceze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?