FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kylie Jenner tregon arsyen përse mungoi në mbrëmjen e maturës

Edhe pse Kylie Jenner mbush 20 vjeç këtë muaj, ajo nuk arriti asnjëherë të shkojë në mbrëmjen e maturës. Por, dëshira e yllit televiziv u plotësua këtë vit.

Kylie mori pjesë në mbrëmjen e maturës të shkollës së mesme “Rio Americano ” në prill të këtij viti me shoqen e saj të ngushtë Jordyn Ëoods, dhe e gjithë eksperienca do të shfaqet në showin televiziv të Kylie “Life of Kylie”, më 6 gusht.

Sipas rrëfimit të bukuroshes, ajo kishte marrë mësime në shtëpi, gjë që e kishte pamundësuar pjesëmarrjen e saj në atë mbrëmje.

Kylie rrëfehet te asistentja e saj Victoria Villarroel për arsyen e mugnesës në mbrëmjen e maturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tregon se si fshiu të gjithë shoqërinë e saj të vjetër në rrjetin social Instagram, pasi ishte shumë “xheloze” që ata patën rastin të shkonin dhe të kënaqeshin atë natë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë nuk mund t’i shihja. Me të vërtetë më bënë të ndihem e trishtuar ” shton Kylie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?