FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Letra e 26 vjeçarit për gruan mbipeshë bën xhiron e rrjetit

Të gjitha vajzat do të donin të ishin në vendin e Sarah Tripp, 25 vjeçares që kalon peshën trupore ideale, jo me pak por me shumë kilogramë. Fjalët që i janë dedikuar asaj duket se janë bërë virale në rrjet!

Letra e plotë që Robbie Tripp i ka shkruar të dashurës mbipeshë 

E dua këtë grua dhe trupin e saj të kolëm. Si një adoleshent, shpesh jam ngacmuar nga miqtë e mi për tërheqjen që kisha ndaj vajzave të shëndosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me kalimin e kohës dhe falë edukimit rreth çështjeve që kishin të bënin me feminizmin, arrita të kuptojë të gjithë vorbullën e medias dhe standardeve të së bukurës ku po binin thuajse të gjithë meshkujt. Për mua nuk ka asgjë më seksi se kjo femër që kam në krahë: kofshë të mbushura, vithe të kolme e gjoks. Format dhe linjat e saj nuk do të dalin në kopertinën e revistës Cosmopolitan por janë rrënjosur në zemrën time.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka asgjë më tërheqëse për mua se një grua që është e shëndetshme dhe e sigurtë në vetvete. Kjo vajzë e mrekullueshme me të cilën jam martuar mbush çdo centimetër të xhinseve e sërisht është me e bukura në një dhomë. Djema mendohuni dhe një herë, për atë çfarë shoqëria ju ka diktuar të pëlqeni.

Një grua e vërtetë nuk është një yll pornografie, një manekin apo një karakter filmash vizatimorë. Ajo është e vërtetë për mua me të gjitha shenjat dhe gropëzat që ka në lëkurë. Vajza, ka një djalë që do t’ju pranojë pikërisht për atë që jeni, është dikush që do t’ju dojë si dua unë Sarën time./living/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?