FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lojërat u shtynë por Luiza Gega vijon stërvitjen në Kenia

Ëndrra e Luiza Gegës ishte që të merrte pjesë në olimpiadën e Tokios. Shtyrja e këtij evenimenti madhor për në verën e vitit 2021 e gjeti kampionen në Kenia. Atletja shqiptare e garave të rezistencës kishte programuar stërvitjen ende pa u marrë vendimi.

“Çdo gjë ishte programuar shumë kohë përpara se të ndodhte kjo situatë në Shqipëri, apo në të gjithë botën, të agravonte në këtë pikë dhe mora një vendim sepse komiteti olimpik nuk kishte nxjerrë një deklaratë se çfarë do të bëhet më lojërat olimpike”.

Si e konsideron Luiza vendimin për shtyrjen e lojërave? ”Personalisht mendoj se është vendimi më i drejtë sepse shumë sportistë në të gjithë botën nuk po kryejnë dot stërvitje siç duhet, duke qenë se palestrat janë mbyllur, stadiumet janë mbyllur. Edhe këtu në Kenia qeveria ka marrë po të njëjtat vendime, por kam më shumë mundësi se çmund të kisha në Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?