Luizi i prekur tregon pse nuk i kishte familjarët në dasmë: Nëna ishte shumë sëmurë, motra…

Luizi ka treguar sonte i ftuar në “Më lër të flas” arsyen pse në dasmën e tij me Kiarën mungonin njerëzit e tij më të shtrenjtë, nëna e motra.

I prekur, Luizi tregoi se nëna e tij ka qenë shumë sëmurë ndërsa motra e ka patur të vështirë të përballojë presionin nga komentet që janë bërë për të.

“Unë babën nuk e kam. Familja jeton në Amerikë, por këtu ishin nëna dhe motra. Nëna ka qenë shumë e sëmurë atë natë. Dhe motrën e vriste presioni, tensioni nga jashtë, komentet që thonin ‘familja e ka shfrytëzuar’ e kështu gjërash. Kjo ishte arsyeja pse sapo mbarova, i hypa makinës ika në Shkodër”, tregoi Luizi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?