FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Natali Portman në pritje të një fëmije…

Gjatë Festivalit të Filmit të Venecias, Natalie Portman ka ngjallur zëra rreth shtatzënisë, ndërsa aty ka promovuar filmin e saj të ri “Jackie”.E veshur me një fustan lisho, aktorja dukej sikur e kishte barkun pak të fryrë, por megjithatë kjo mbetet ende për t’u konfirmuar nga ana e saj. Nëse fituesja e çmimit Oscar është shtatzënë, atëherë ky do të jetë fëmija i dytë me bashkëshortin Benjamin Millepied, me të cilin është martuar në vitin 2012.Në projektin e saj të fundit filmik, bukuroshja portretizon ish-zonjën e parë, Jacqueline Kennedy, pas vrasjes së bashkëshortit të saj, John F. Kennedy.

nat1

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?