FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndahet nga jeta aktorja e telenovelës ‘Salome’, mister shkaku i vdekjes

Kinemaja meksikane ka rënë në zi. Mediat vendëse kanë publikuar sot lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së famshme meksikane María Rubio, e njohur për shumë role në serialet televizive meksikane. Mësohet se aktorja është ndarë nga jeta të enjten në Mexico City, në moshën 84-vjeçare.
-640-0-5a985eae0439b
Siç raporton elnuevodiario.com, shkaku i vdekjes së artistes nuk është bërë publik nga familjarët, por lajmin e ndau fillimisht mbesa e saj, Fernanda Reyes Pedret në Twitter: “Gjyshja ime, idhulli im, shembulli që ndjek, sot është pranë babait tim”, – shkroi Pedret. (Në nëntor të vitit të kaluar, Maria Rubio humbi të birin nga një aksident me makinë.)

Rolet e Maria Rubio-s në kinema janë të panumërt. Më shumë se 20 seriale në film dhe teatër, Rubio u kthye në një prej aktoreve më të pëlqyera dhe më të paguara të rrjetit të prodhimeve meksikane Televisa (prodhuesi më i madh i serialeve në gjuhën spanjolle).
-640-0-5a985eaff033d
“Cuna de Lobos”, “Imperio de cristal” (1994), “Amor gitano” (1999) dhe “Salomé” (2001) janë vetëm disa nga serialet në të cilat Rubio ka luajtur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?