FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Njihuni me këngëtaren shqiptare që mposhti 12 shtete dhe solli kupën në shtëpi

Këngëtarja Inis Neziri na bëri sërish krenarë! Ajo u shpall fituese e festivalit “New Wave” në Rusi, ku rrëqethi mishin e të gjithëve me zërin e saj fantastik.

Ajo mundi të gjithë konkurrentët duke zënë vendin e parë me 280 pikë. Inis Neziri arriti të mposhtte plot 12 shtete me performancën e saj, e cila u mbështet nga shqiptarët në të gjithë botën.

Këngëtarja shqiptare u vlerësua me pikët maksimale nga juria për dy netë rresht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa gjatë prezantimit, Inis bëri simbolin e shqiponjës para publikut rus, ku u shfaq edhe flamuri shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nuk është fitorja e parë për këngëtaren shqiptare. Ajo ka fituar çmimin e parë në festivalin muzikor ‘Golden Stage’ 2018 në Rumani.

17-vjeçarja mori trofeun dhe vlera e çmimit ishte 25 mijë euro, para që i investoi në edukimin e saj në muzikë.

Ajo vjen nga një familje artistësh pasi nëna e saj është violiniste.

Inis Neziri e filloi karrierën e saj tek ‘Gjeniu i Vogël 5’ ku arriti të rrëmbejë çmimin e parë. Dhe suksesi i këngëtares në karrierën muzikore është rritur akoma më shumë.

YouTube player

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?