FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nora Istrefi zgjedh nënën para Robertit

Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, e ftuar në një emision televiziv kosovar ka treguar detaje nga jeta e saj pas lindjes së fëmijës së parë. Ajo ka thënë se momentalisht është plotësisht e fokusuar te vajza e pare, duke paralajmëruar se mund të mos e shohim në skenën muzikore për një fare kohe. Istrefi po ashtu ka thënë se do të preferonte një duet me grupin “Tingulli i trent”. Kështu ajo u përgjigj në pyetjen ku u detyrua të zgjedhë mes këtij grupit dhe “Etno Engjujve”. Ajo zgjodhi nënën para burrit, Roberti, në “zgjedhjet obligative” të emisionit. Këtë tha, pasi theksoi se “tashmë ia besoj sfidat që ka pasur për të më rritur mua, motrat dhe vëllanë”. Nora tha fjalë të mira edhe për Erën, motrën e saj, për të cilën tha se ka shumë talent dhe së bashku me disa këngëtare të reja kanë fituar vend të merituar në skenën shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?