FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pak pas ndarjes, ish-gruaja e Blerim Xhemailit komenton: Do publikoj të gjitha të palarat

Vetëm pak ditë më parë, futbollisti i famshëm shqiptar Blerim Xhemaili shokoi publikun me lajmin se martesës së tij (në pamje të parë të lumtur) me modelen Erjona Sulejmani, i kishte ardhur fundi.

Në një deklaratë me anë të përfaqësuesëve të tij, Xhemaili bëri të ditur se ishte lodhur nga fakti që nëna e djalit të tij kishte përdorur pa kriter mbiemrin e tij në media e në biznes me qëllime përfitimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por duket se vetë Erjona nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Në një lidhje direkte me emisionin “Non Solo Calcio” në Itali, Sulejmani u shpreh se i ka ardhur shumë keq për skualifikimin e Italisë nga Botërori 2018 dhe bëri një deklaratë bombastike:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Së shpejti do të dalë në treg libri im dhe do të jetë përvëlues. Do të tregoj të gjithë sekretet dhe ato që ndodhin në dhomat e zhveshjes së Serisë A.” Nuk dihet ende nëse pjesë e librit do të jetë edhe ish-bashkëshorti i saj, por nisur nga divorci tepër i hidhur, gjasat janë që edhe ai të jetë përfshirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?