FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pandemia rikthen Armanin në Milano

Pandemia detyroi stilistin me famë botërore Giorgio Armani të kthejë sytë nga prejardhja e tij, Italia. Koleksionin e ri për femra pranverë-verë 2021, shtëpia e tij e modës e prezantoi në Milano, duke braktisur përkohësisht pas disa vitesh besnikërie Parisin, ku shfaqjet artistike publike janë të ndaluara për shkak të masave anti-Covid.

Koleksioni lartëson modelin e të veshurit të aristokracisë milaneze të shekullit të 18-të dhe jo pa qëllim është përzgjedhur Pallati Orsini i të njejtës periudhë për të ngritur pasarelën.

Kostumet me silueta të holla janë zbukuruar me rruaza me motive lulesh, disa prej të cilave të veshura me tyl. Në veshje bien në sy variacione të së gjelbrës, ku janë ndërthurur copëza kristalesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e koleksionit ishin edhe kapelet e zeza që shoqërojnë kostumet e mëndafshit ngjyrë gri. Modelja e fundit që sfiloi duke vrapuar me një fustan mbretëror ngjyrë blu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?