FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas akuzave, Brad Pitt testohet vullnetarisht për drogë

Brad Pitt ka pranuar në mënyrë vullnetare të testohet për përdorim të drogës dhe alkoolit, pasi është raportuar për një incident mes tij dhe djalit të tij, Maddox. Pas divorcit të aktorit dhe aktores Angelina Jolie, në media është raportuar se aktori ka abuzuar me djalin e tij 15- vjeçar. Sipas disa burimeve, thuhet se Departamenti për abuzim me fëmijë dhe shërbime familjare nuk ka kërkuar nga aktori testime të tilla, por ai në mënyrë vullnetare ka pranuar vetë. Rezultatet e testimit të tij akoma nuk janë bërë publike. Burime të afërta me aktorin kanë thënë se të gjitha këto akuza për abuzim për aktorin janë të ekzagjeruara dhe të fabrikuara. “Është shumë e rëndë që po vazhdojnë akuzat në drejtim të Brad, akuza këto që po e vështirësojnë situatën e familjes duke lënduar të gjithë. Ata janë dy prindër normalë që kanë pasur mosmarrëveshje”, kanë thënë këto burime. Aktorja Jolie kishte aplikuar për divorc nga Pitt javën e kaluar pas lidhjes së tyre 12- vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?