FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pink dhe Justin Bieber ndihmojnë njerëzit në Teksas

Pink ka dëshmuar edhe njëherë se ka një zemër të madhe.

Gjatë fundjavës, këngëtarja bëri të ditur se do të dhurojë një shumë prej 500 mijë dollarëve për Kryqin e Kuq në përpjekje për të ndihmuar njerëzit pas uraganit Harvey i cili shkatërroi Houston, bregun e Teksasit dhe zonat përreth, transmeton Klan Kosova.

Kryqi i Kuq falënderoi përmes Twitter-ut, këngëtaren, duke shkruar: “Faleminderit për donacionin prej gjysmë milion dollarë në përpjekje për të ndihmuar @RedCross #HurricanHarvey”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç saj, Justin Bieber është i famshmi i radhës që premtoi fonde për të ndihmuar njerëzit në Teksas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shtunën, këngëtari kanadez postoi një video në Instagram me një mesazh për ata që u prekën nga stuhia fatale.

“Duke shikuar këto foto nga Uragani Harvey, dua të them se më vjen keq për të gjitha familjet që kanë humbur shtëpitë e tyre, dhe njerëzit që humbën jetët. Unë do të japë 25 mijë dollarë për Kryqin e Kuq”, shkroi Bieber.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?