FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pireci: Këndoj në dasma që të shlyej kredinë

Këngëtari i njohur Egzon Pireci, i cili ka qenë pjesë e ”The Voice of Albania”, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të promovuar albumin e tij më të ri. Ai tha është bërë pjesë e tregut të muzikës popullore, pasi kjo sipas tij i siguron më shumë të ardhura. I pyetur nga Bieta, ai pranoi se shpeshherë bën edhe muzikë popullore, pasi është një zhaner që përqafohet më shumë nga publiku. Duke bërë humor ai tregoi se kredinë arriti ta paguante brenda një viti me paratë e fituara nga dasmat. ”Me ta dhënë drejtë. Një kredi që kam provova ta paguaj me rrogë por nuk ia dola. U desh që të dilja me popullore që të shlyeja kredinë për një vit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?